Afati skadonte nesër, Krimet e Rënda shtyjnë me tre muaj hetimet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur për herë të katërt shtyrjen e hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Burime për Report Tv pranë Krimeve të Rëndë bëjnë me dije se shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur shtyrjen për herë të katërt me tre muaj të hetimeve për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin. Afati për përfundimin e hetimeve për ish-ministri do të skadonte ditën e nesërme më 17 janar.

Burime për Report Tv pranë Krimeve të Rëndë bëjnë me dije se shtyrja e hetimeve është bërë për kryerjen e disa verifikimeve shtesë që do të ndihmojnë lidhur me zbardhjen e çështjes.

Saimir Tahiri ka qenë në hetim nga prokuroria italiane prej datës 27 tetor 2017 nga prokuroria e Catania-s me akuzën e trafikut të drogës mbi bazën e përgjimeve të çështjes Habilaj. Në përgjime flitej për 30 mijë euro që grupi Habilaj kishte për ti dhënë një personi me emrin SAIMIR dhe bizhuteri gruas së tij. Pas hetimeve prej më shumë se një viti prokuroria italiane shkruan se nuk ka gjetur prova që implikojnë ish-ministrin shqiptar të Brendshëm duke kërkuar arkivimin ose mbylljen e çështjes. Pak javë më parë Tahiri depozitoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda edhe vendimin e prokurorisë së Catanias (Lexo këtu).

Grupi Habilaj u vu në hetim nga prokuroria e Catanias ku aktualisht i gjithë grupi është dërguar në gjykim me akuzën e trafikut të tonelatave canabis dhe disa armë kallashnikov në Itali. Për Moisi Habilaj, Prokuroria e Catanias kërkon 18 vite burg dhe një shekull për të gjithë anëtarët e bandës së tij.

Nga hetimet rezutoi se grupi drejtuar nga Moisi Habilaj favorizohej edhe nga Policia e Shtetit dhe në disa përgjime ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri si kushëriri i tyre. Si bashkëpunëtorë të Habilajve u identifikuan dhe shpallën në kërkim ish-drejtuesit e policisë së Vlorës si Jaeld Çela, Gjergji Kohila dhe Sokol Bode.

Gjatë një viti hetime ndërmjet Krimeve të Rënda dhe prokurorisë së Catanias u shkëmbyen letërporosi dhe materiale hetimore të cilat ishin dhe prova e nisjes së hetimeve në Shqipëri ndaj Tahirit pas publikimit të dosjes italiane në media.

Si u shkatërrua grupi “Habilaj”

Grupi “Habilaj” u godit në tetor 2017 në përpjekje për të trafikuar një sasi të konsiderueshme droge nga Shqipëria në brigjet italiane. Në pranga ranë Moisi Habilaj, Meridjan Sulajn dhe Fatmir Minajn, ndërsa në kërkim u shpall Nazer Seitaj i cili njihej si “financieri” i grupit kriminal. Në pranga ranë edhe italianët Antonio Riela, Angelo Busaça, Gianluca Spampinato, Gianluca Passavanti, Ëilliam Patanè, Fabio Spampinato, Carmelo Bertolini, Enrico Maria Giaquinta, Massimiliano Brundo, Antonio Greco, Giuseppe Greco dhe Rosario Giuliano. Hetimet në Shqipëri u hapën pas publikimeve në media, ndërsa u morën në Itali me mijëra faqe përgjime të grupit “Habilaj” ku ata përmendin edhe emrin e ish-ministrit Tahiri.

Be the first to comment

Leave a Reply