A shihni herë pas here ‘lesh’ apo pambuk në KËRTHIZË? Ja pse ndodh kjo…

Shumica e njerëzve, në fillim dhe në fund të ditës, e shohin se u është shfaqur një copë leshi në kërthizë.

Arsyet prapa kësaj dukurie kanë qenë të shumta, derisa në vitin 2001 Dr. Karl Kruszelnicki nga Universiteti i Sydney, kishte zbuluar se kjo copë kryesisht përmban fibra të veshjeve, të përziera me qeliza të vdekura të lëkurës dhe qime të trupit, transmeton Telegrafi.

Qelizat e vdekura, edhe mund të krijojnë aroma të këqija.

Gjithashtu, ai ka zbuluar se kjo copë e ‘leshit’ vjen nga të brendshmet tuaja. Femrat e përjetojnë më rrallë këtë dukuri sepse kanë qime më të shkurta të trupit.

Ekzistenca e këtij leshi është krejtësisht e padëmshme! /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply