84 deputetë votuan që Ligji për Anti-Korrupsion të shqyrtohet sipas procedurës së shkurtuar

Propozim-Ligji për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit sipas të gjitha gjasave do të ketë shumicë prej dy të tretave, nëse merret parasysh se sot paradite më shumë se dy e treta e deputetëve kanë votuar “për” që i njëjti të shqyrtohet e procedurë të shkurtuar, njofton Portalb.mk.

Gjithsej 84 deputetë kanë votuar “për”, pas së cilës teksti do të dërgohet për shqyrtim në komisionin amë, ndërkaq në ora 15:30 është caktuar seancë në të cilën ligji do të vendoset përpara deputetëve për votim përfundimtar.

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska deklaroi se afatet kërkojnë që sa më shpejtë të miratohet Ligji për Parandalimin e Korrupsionit që të zgjedhet Komisioni i ri i Anti-Korrupsionit.

Ajo ka sqaruar se Qeveria paraprakisht e ka lëshuar ligjin, por është bllokuar me amendamente nga VMRO-DPMNE. Sipas ministres, Komisioni për Anti-Korrupsion duhet që të zgjedhet deri në zgjedhje, me qëllim që ta ndjekë financimin e fushatës.

“Ligji u dorëzua deri te Komisioni Evropian për mendim dhe ky ligj është me rekomandime të BE-së. Jam e vetëdijshme se disa individë kanë frikë për disa zgjidhje të caktuara, veçmas në lidhje me problemin e financimin e partive. Ju bëj thirrje që ta përkrahim nevojën për ligjin, dhe kështu në zgjedhjet parlamentare, a ndoshta edhe në zgjedhjet parlamentare do të kemi Komisioni për Anti-Korrupsion i cili do ta ndjekë financimin e fushatave”, sqaroi ministrja e Drejtësisë dhe i ftoi të gjithë deputetët që ta votojnë ligjin.

Propozim-ligji për Parandalim të Korrupsionit dhe Konflikt të interesit, me procedurë të shkurtuar, sot është në rend dite në seancën e Kuvendit.

LEXO: Zgjedhja e përbërjes së re të Antikorrupsionit, në duart e kryeparlamentarit Xhaferi (VIDEO)
Mosfunksionimi i Antikorrupsionit ka dëmtuar buxhetin shtetëror për 350 mijë euro

Komisioni për Antikorrupsion ka 11 muaj që nuk është funksional, pasi që anëtarët e saj paraprak dhanë dorëheqje si rezultat i presionit publik, pasi që për të njëjtit kishte raport revizional negativ për shkak të raporteve të rrejshme për harxhime rrugore dhe për ndarjen e bonuseve pa meritë.

Mosfunksionimi i Antikorrupsionit, siç njoftoi Alsat-m. i kushton financiarisht qytetarëve nga 300 deri në 350 mijë euro në vit. Nga ana tjetër, mbi 3000 deklarata të pasurive, të zyrtarëve të zgjedhur të rinj, janë në sirtarët e komisionit Anti-Korrupsion. Nuk janë shqyrtuar as 100 denoncimet e korrupsionit dhe një numër pak më i vogël i konflikteve të interesit.

Be the first to comment

Leave a Reply