68 VJEÇARJA NGA KAMJANI JETON NË KUSHTE MIZORE (VIDEO)

Ajo është 68 vjeçare. Jeton në kushte mizore, në një shtëpi me përplot gërmadha në fshatin Kamjan të komunës së Bogovinës.

Që 23 vite jeton në këtë shtëpi, e cila nuk ka asnjë njeri të afërm për përkrahje.

Andrenomi Ramadani, një shtetase e Shqipërisë e martuar në këtë fshat, tashmë ka mbetur e vetme dhe krahas kushteve të rënda për jetesë ajo përballet edhe me probleme shëndetësore.

Në këtë kohë kur temperaturat janë të ulta, ajo nuk ka mungesë edhe të ngrohjes, njofton Tv Koha.
Ajo thotë per tv kohen se herë pas here ka shoqata që e ndihmojnë me ushqime dhe banor të fshatit.
Kjo 68 vjeçare thotë se ka nevojë për kulm mbi kokë, sepse në këto kushte ku jeton nuk mund të ketë një jetë normale.

Thotë se shtëpia është një gërmadhe e cila nuk mundëson as ngrohje normale, transeton Tv Koha.
Ajo thotë se merr një ndihmë sociale prej 60 euro e cila nuk I mjafton as për barna.
Të gjithë të interesuarit për ndihmë të kësaj 68 vjeçare mund të lajmërohen në numrin e telefonit. 070 699 209, raporton Tv Koha.

Be the first to comment

Leave a Reply