3 Dhjetor, Dita Botërore e Personave me Aftësi Ndryshe

Shkruan, anëtarja e kryesisë qendrore të Lëvizjes BESA, Xhemile Memedi.

Me rastin e ditës së sotme, 03 dhjetor datë që u caktua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në nder të Personave me aftësi Ndryshe, për të promovuar të drejtat e tyre në të gjitha sferat e shoqërisë si dhe zhvillimin e tyre duke rritur ndërgjegjësimin mbi situatën në aspekt politikë, ekonomikë, social, shëndetësore dhe kulturor.
Përkujtoj dhe njëkohësisht, përsëri ngris zërin në interes të senzibilizimit të popullatës dhe duke i thirrë në përgjegjësi përsëri edhe të individëve me përgjegjësi institucionale. Duke u nisur nga gjendja reale faktike në rrugët kryesore dhe dytësore, në përgjithësi në shtet, them që këto njerëz nuk mundem lirshëm të lëvizin. Rallë e hiç, ka të vendosura shenjë sinjalizimi në rrugë, që do të ndihmonin lëvizjen e lirshme të Personave me Aftësi të Ndryshe; Trotoaret janë të uzurpuara gjithandej;
Ndriçimi publik mungon, plus një element që e rëndon gjendjen e personave me aftësi ndryshe dhe të tjerëve!