“27 prilli”, anulohet gjykimi, seanca e radhës me 21 janar

Gjyqtarja Dobrilla Kacarska ka shtyrë seancën e sotme për dhunën në Kuvend me 27 prill. Arsyeja për shtyrjen e sotme të gjykimit është fakti se disa nga të pandehurit që kërkuan amnisti nuk kanë marrë vendimin e plotfuqishëm. Seanca e ardhshme është planifikuar për 21 janar kur edhe duhet të paraqiten fjalët përfundimtare.

Të gjithë kërkuesit e amnistisë dhe ata të cilët nuk kërkuan atë duhet ta fillojnë procesin e fjalëve përmbyllëse, fazë në të cilën shihet fundi gjykimit. Mëshirë nga gjykatësit fituan pesë deputetë, të cilët morën pjesë në hapjen e dyerve të parlamentit dhe orientimin e turmës si dhe organizatorët e protestave “Për një Maqedoni të Përbashkët”, me përjashtim të këngëtarit të operës Igor Durloski, i cili vendosi ta dëshmojë pafajësinë në Gjykatë. Vulë përfundimtare në procesin e amnistisë vendosi Apeli. Ankesat e Aleksandar Vasilevski-Ninxhës, Goranço Angelovski-Qoses, Mlladen Dodevskit, Nikola Mitrevski-Koljo, Oliver Popovskit u refuzuan dhe do të presin një vendim gjyqësor në bazë të asaj çfarë kanë bërë më 27 prill. Kishte edhe të tillë që nuk e përdorën aspak ligjin e amnistisë dhe vendosën të dëshmonin se ishin të pafajshëm. Mitko Çavkov, Dushko Lazarov, Jane Çento, Igor Jug dhe Igor Durlovski ishin pesë të cilët nuk u gjetën në zgjidhjen ligjore.

Be the first to comment

Leave a Reply