Presidenti i UFC-së, Dana White: Nuk do të ketë kurrë një revansh mes McGregor-Nurmagomedov

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka thënë që fansat të mos mendojnë për një revansh mes Khabib Nurmagomedov dhe Conor McGregor.

Kreu i arteve marciale nuk e sheh aspak si opsion idenë e një sfide të dytë.

Ka qenë vet McGregor që ka paralajmërua një sfidë mes tij dhe Nurmagomedev.

“Do të rikthehem, jam gati për revanshin”, kishte shkruar si në faqen e tij zyrtare në “Instagram”.

Por ka qenë White ai që e ka hedhur poshtë revanshin mes palëve.

“Fillimisht duhet të jemi gjakftohtë dhe të ulemi e të shohim se çfarë prodhoi kjo ngjarje, kjo sfidë”.

“Të shohim se përse ndodhi ai incident dhe të shohim se çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Sportit të Nevadës”.

“Kam 18 vjet që e bëj këtë punë dhe nuk kam përjetuar kurrë një moment të tillë. Por për një gjë jam i sigurt në mendjen time, se nuk do të ketë kurrë një revansh mes Khabib dhe Conor në të ardhmen, sado fitimprurës të jetë ajo ngjarje”.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*