Basha: Përplasja me armë në Bllok për pazare droge, Mata shoqëroi Tahirin në Gjermani

Kryetari i PD-së Lulzim Basha deklaron se përplasja e ndodhur të enjten e 4 tetorit ka ndodhur për pazare droge.

Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha zbuloi dhe një detaj tjetër. Biznesmeni Ervin Mata i cili është shpallur në kërkim si i përfshirë në përplasjen me armë në lokalin tek blloku ka shoqëruar ish ministrin Saimir Tahiri gjatë vizitës së këtij të fundit në Gjermani.

Lulzim Basha: ” Ngjarja e fundit në Tiranë, që na u shit për katër ditë si përplasje për një këngëtare, është një përplasje për pazare droge. Janë të përfshirë trafikantë të njohur dhe dokumentuar me lidhje me pushtetin. E mbani mend kur Sajmir Tahiri u nis për në Gjermani, pasi ktheu pasaportën?

E dini me kë ishte në Gjermani? Me këtë Matën e përfshirë në lokal, në goditjen me armë midis bandave rivale.

Ku ka ndodhur kjo? Ka ndodhur në një lokal, të preferuar të Arben Ahmetajt dhe ministrave e deputetëve të tjerë”

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*