“Zaevit po i kthehet bumerang mos selektimi i kuadrove gjatë formimit të qeverisë”

Nënkryetari i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi, në rrjetin e tij social Facebook ka komentuar ngritjen e hetimeve nga PSP-ja për zv/kryeministrinë, Bujar Osmani nga rradhët e BDI-së. Rexhepi thotë se aso kohe kur Zaevi krijonte qeverinë e re, ai çështjen e Bujar Osmanit e kaloi me lehtësi shumë të madhe duke amnestuar atë.

Ja postimi i plotë i Kastriot Rexhepit;

Informata se PSP ka ngitur hetime për rastin “Pacient” ku përmendet edhe koordinatori i negociatave të vendit për integrimin në BE më kthen në momentin pas zgjedhjeve në vitin 2016 kur negociononim mundësinë e kyçjes në koalicionin qeveritar dhe kërkonim nga mandatari Zaev të ketë mehanizëm për koncenzus në përzgjedhjen e kuadrave që do jenë bartës të proceseve në qeverinë që do formohej.
Asokohe me lehtësi kryeministri e tejkaloj këtë çështje pa i dhënë shumë rëndësi dhe tani po i kthehet bumerang ai lëshim. Kohë të gjatë kishim info se në sirtatë qëndronte një lëndë e tillë por pse deri më tani doli në dritë është pyetje për një milion dollarë.
Nëse pretendojmë vlera evropiane atëhere gjyqësorit duhet ti lejohet gjykim i drejtë dhe pa ndikim nga pushteti, dhe për të arritur këtë gjë zv.kryeministri duhet të japë dorheqje për të dëshmuar se vërtet beson në vlerat për të cilat po na flet natë e ditë.
#nëNATOdheBEshkohetmeqeverikredibile

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*