Vazhdojnë takimet intenzive të Kasamit me ambasadorët e huaj

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami i shoqëruar nga nënkryetari Kastriot Rexhepi dhe deputetja Teuta Bilalli priti Ambasadoren e Britanisë së Madhe, znj. Rachel Galloway të shoqëruar nga këshillëtari politik, z. Ian Kraman.

Gjatë takimit u bisedua për situatën aktuale politike dhe hapat e mëtutjeshme që e presin vendin pas referendumit.
Kryetari Kasami e informoi Ambasadoren Galloway se Lëvizja BESA i është qasur të gjithë procesit duke lënë anash interesin partiak para atij shtetëror duke u munduar të kontribojë maksimum në proceset integruese në NATO dhe BE.

Në komunikatën dërguar redaksisë tonë, nga kjo parti potencojnë se: Për Lëvizjen BESA është me rëndësi që përbërja aktuale në parlament të kryejë detyrën e saj ku të zgjedhurit të popullit do të rrumbullaksojnë procesin e ndyshimeve kushtetuese të dala nga marrëveshja e Prespës. Gjatë këtij procesi përmes deputetëve të saj Lëvizja BESA do të angazhohet duke propozuar amandamente edhe për fushat që paraqesin pengesë për plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në vend.

Kryetari Kasami poashtu theksoi se qeveria aktuale duhet të ketë qasje inkluzive gjatë procesit dhe të gjitha zgjidhjet ti harmonizon në konsultim me opozitën sidomos atë shqiptare e cila në zgjedhjet e kaluara ka marrë më shumë vota se partitë që janë aktualisht në koalicionin qeveritar.

Të dyja palët u pajtuan se takime dhe bashkëpinimi permanent duhet të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*