Fadil Zendeli : Shqiptarët nuk mund të jenë përqindje në këtë shtet

Në Kuvendin e Maqedonisë, sot filloj seanca e komisionit për ndryshimet kushtetuese, pas Referendumit të 30 shtatorit. Anëtari i këtij komisioni dhe njëherit edhe deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, potencoj se: Kushtetuta e viti 1991 është ndryshuar më tepër herë, kjo edhe një herë qartë tregon se Kushtetuta e viti 1991 nuk shpreh realitetin shoqëror, etnik, politik, ekonomik te vendit, transmeton TopalNews.
Lëvizja Besa, si parti opozitare i perkrah të gjitha angazhimet në rrugën euroatllantike të vendit, e përkrahem edhe Marrëveshjen me Greqine për çështjen e emrit, si parakusht për përafrimin e vendit në BE dhe në NATO dhe mbi të gjitha për prosperitetin ekonomik dhe politik të vendit.

Zendeli poashtu theksoj se: Anëtarësimi në BE dhe Nato nuk ështe vetëm privilegj por ka edhe detyrime dhe përgjegjësi që të sillesh konform rregullave dhe praktikave evropiane. Institucionet evropiane përcaktuan detyrime dhe kushtëzime për Maqedoninë për marrjen e datës për bisedime: sistemi i drejtësisë, korrupsioni, administratë publike etj, janë plaga tash për tash të pashërueshme për vendin.

Politika zyrtare në Republikën e Maqedonisë duhej me kohë t’i pranonin kërkesat dhe të drejta e arsyeshme të shqiptarëve të Maqedonisë dhe prandaj pjesë e ndryshimeve kushtetuese duhet te jetë : barazia e plotë e juridike dhe politike e shqiptarëve me maqedonasit dhe etnikumet tjera në kushtetutën e vendit, shqiptarët nuk mund të jenë përqindje në këtë shtet, gjuhën shqipe si gjuhë të dytë zyrtare e barabarte me gjuhën maqedonase dhe për përdorimin e lire të simboleve kombëtare,
Me preambulën e Kushtetutës të Republikës së Maqedonisë të shprehet e vërteta historike se popuj konstituivë të Republikës së Maqedonisë janë populli maqedonas dhe shqiptar si dhe te gjitha etnikumet tjera, të cilët gjatë historisë kanë luftuar bashkërisht për liri nacionale dhe shtet të përbashkët. ( Nga Republika e Krusheves , Asnomi, etj)
Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit dhe me ndryshimet kushtetuese të vitit 2001, është siguruar bazë politike dhe juridike më e volitshme në krahasim me periudhën para MKO.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*